75 Mall Live Search
07:50 / E Hënë, 17 Mars 2025 / AR

Osmani ngushëllon ish-presidentin Thaçi dhe familjen e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe familjen e tij pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Haxhi Thaçi.

“Me pikëllim mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të z. Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi. Humbja e babait është dhimbje e pamatshme, e cila lë boshllëk të pazëvendësueshëm te më të dashurit”, ka shkruar në postim, shkruan Indeksonline.

Presidentja Osmani ka vlerësuar kontributin dhe dashurinë e Haxhi Thaçit për atdheun, duke shpresuar që ato të shërbejnë si udhërrëfyes dhe kujtime krenarie për të gjithë ata që e kanë njohur.

Në emër të saj dhe të popullit të Kosovës, ajo u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta ish-presidentit Thaçi, familjes Thaçi, miqve dhe të afërmve të Haxhi Thaçit.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka përfunduar mesazhin e saj presidentja Osmani./Indeksonline/