Osmani njofton mandatimin e Glauk Konjufcës, për kryeministër
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar mandatimin e Glauk Konjufcës, për kryeministër të ardhshëm.
Kësisoj, ajo i ka hapur rrugën Konjufcës të formojë kabinetin qeveritar, i cili do të dërgohet në Kuvend për votim.
Në një konferencë për media, Osmani ka deklaruar se ka ftuar partitë opozitare për t’u ofruar mundësinë e mandatarit, por që të njëjtat e kanë njoftuar presidenten se nuk do të sjellin emër tjetër për mandatar.
Me këtë rast, presidentja u shpreh se caktoi Konjufcën si mandatar të dytë, në përputhje me dispozitat ligjore dhe kushtetuese.
Një gjë e tillë, sipas Osmanit, është në interes të qytetarëve, sidomos procesi i votimit të buxhetit të vitit të ardhshëm, që është jetik për pagat e punëtorëve të sektorit publik.
“Vet funksionalizimi i shtetit rrezikohet nëse shkojnë disa muaj e ne nuk kemi institucione. Me qëllim që të parandaloj këtë dëm dhe të jepet hapësirë ku mund të merren këto vendime, dhe me qëllim që të përmbush obligimin tim, duhet të kemi interpretime pozitive për krijimin e institucioneve” u shprhe presidentja./IndeksOnline/

