75 Mall Live Search
14:20 / E Hënë, 04 Shtator 2023 / LB

Osmani njofton për takimin me Edi Ramën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku është takuar me krerët më të lartë të vendit.

Osmani ka njoftuar se ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ka biseduar rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë.

Postimi i Osmanit:

Me Kryeministrin Edi Rama pata një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë.

Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar. 🇽🇰🇦🇱