75 Mall Live Search
16:21 / E Hënë, 06 Korrik 2026 / Z S

Osmani: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për të kërkuar dorëheqjen e Abdixhikut, me të biseduam si të ecim përpara edhe më fuqishëm

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mohuar të jenë dorëzuar nënshkrime për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

Derisa po dilte nga selia e LDK-së, Osmani ka treguar se çka bisedoi me Abdixhikun dhe të tjerët.

“Nuk jemi taku vetëm me zotin Abdixhiku, kemi pas shumë takime të tjera. Kemi bisedu qysh me ec përpara edhe ma fuqishëm”, tha ajo.

E pyetur për nismën e mbledhjes së nënshkrimeve për shkarkimin e Lumir Abdixhikut, Osmani tha se nuk është dorëzuar asnjë kërkesë e tillë.

“Besoj që mundeni me i dërgu këto pyetje te zëdhënësi i LDK-së, por nuk është deponu asnjë nënshkrim”, deklaroi ajo.