Osmani: Nuk kaloj në Vetëvendosje

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani është shprehur e qartë se nuk do të kalojë në partinë e Albin Kurtit.
“Derën drejt largimit nga LDK mund të ma tregojnë vetëm qytetarët e Kosovës. Votuesit elektorati, janë ata që mund të ma tregojnë derën. Nëse mbrojtja e fjalës së dhënë nga qytetarët konsiderohet tradhti unë do ta bëjë”, ka thënë Osmani.
Osmani ka thënë se LDK-ja duhet të dëshmoj se e respekton mendimin ndryshe brenda saj, për çka ajo ka theksuar se të gjithë në parti e kanë ditur për qëndrimet e saj ndaj partive të tjera dhe Vetëvendosjes.
“Karriera ime politike përtej emrit të partisë lidhet me qytetarët me përkrahjen e tyre, jo gjithmonë të gjithë janë të kënaqur. Bashkëpunimin me Vetëvendosje e shoh si të domosdoshëm”, theksoi Osmani.
Ajo ka shtuar se nuk e ka menduar asnjëherë si opsion që t’i bashkohet Vetëvendosjes.
Ndërsa duke folur rreth qëndrimeve të fundit të saj ajo tha se nëse dëmtohet, dëmtohet ajo si person, por me rëndësi që të mos dëmtohen qytetarët e vendit.