75 Mall Live Search
14:10 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Osmani: S’ kam nevojë të koordinohem me askënd për qëndrimet e mia, e këtë më së miri e di Isa Mustafa

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh nënkryetare e LDK-së, Vjosa Osmani, edhe njëherë ka ritheksuar se qëndrimet e saj politike nuk përcakohet nga asnjë agjendë dhe nga askush por vetëm nga puna që ajo bën dhe nga njerëzit që rrethohet, raporton IndeksOnline.

E këtë sipas saj do të duhej më së miri ta dinte kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

“Për qëndrimet e mia nuk kam nevojë të koordinohet me askënd. Unë i kam qëndrimet e mia nga puna ime dhe nga njerëzit që ia dua të mirë LDK-së, që ia duan vërtet të mirën Kosovës. E këtë më mirë se kushdo tjetër do të duhej ta dinte Isa Mustafa”, tha Osmani.

Ajo foli edhe për fushatën linçuese që është bërë ndaj familjes së saj gjatë vikendit, duke thënë se aktualisht familja e saj është duke mbledhur prova dhe se organet e drejtësisë do të merren me këto dezinformata./IndeksOnline/