17:31 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / AR

Osmani nuk pajtohet me konstatimin e Komisionit Evropian për Vettingun

Presidentja, Vjosa Osmani në konferencën për media ka folur lidhur me raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, që ka të bëjë me sundimin e ligjit në vend.

Ajo u ndal te disa tema që kanë të bëjnë me procesin e Vetingut në Kosovë, raporton Indeksonline.

Osmani u shpreh se nuk pajtohet me konstatimet e raportit të KE-së për Vettingun.

“Sa i përket Vettingut, Komisioni kontaston se rivlerësimi i plotë dhe i menjëhershëm i të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet një shqetësim serioz. Si presidente nuk pajtohem me këtë konstatim. Në fakt, mungesa e Vettingut do te ishte shqetësim serioz e jo përmbushja e këtij procesi. Mosrealizimi i Vettingut nuk i kontribuon Kosovës dhe të ardhmes evropiane të vendit tonë”.

“Për dallim nga ajo që konstatohet në raport, ky proces do të jetë i vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës. Vettingu do jetë instrument kyç për verifikimin e pasurisë. Vettingu do të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Kjo do duhej të shihej si përpjekja kryesore e institucioneve tona. Si presidente e vendit jo vetëm që kërkoj që ky proces të vazhdojë e të mos të ndalet, por edhe të përshpejtohet”./Indeksonline/