Osmani: “Oaza e këmbësorëve” do të ridimensionhet dhe do t’u shërbëjë qytetarëve të Fushë Kosovës
Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka thënë se “Oaza e këmbësorëve” përfshin segmentin e rrugës “Xhemail Mustafa”, i cili do të transformohet në një hapësirë pa autmojete, të ridimensionuar dhe të shndërruar në zonë ekskluzive për këmbësorët, si dhe për kafiteritë e varandat e lagjes.
“Sot, përmes fuqisë së inteligjencës artificiale; nesër, përmes punës sonë të përbashkët, ky premtim do të marrë formë dhe do t’u shërbejë qytetarëve të Fushë Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera ai.

