Osmani organizon pritje festive për mërgatën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, sot do të organizojë pritjen tradicionale të fundvitit për mërgatën kosovare.
Sipas njoftimit të presidencës, kjo pritje organizohet në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e vazhdueshëm të mërgatës në zhvillimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës.
Presidenca ka bërë të ditur se mbrëmja do t’i kushtohet veçanërisht rolit të mërgatës në luftën për liri, në procesin e shtetndërtimit dhe në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit.
Organizimi nis nga ora 18:00./Indeksonline/

