Osmani, pas DGB-së: Qëllim i përbashkët afrimi i Kosovës me BE-në
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Dialogun Global të Berlinit, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Gjermani.
Presidentja ishte pjesë e diskutimeve të shumta dhe frytdhënëse, shkruan IndeksOnline.
Osmani thotë se u mbajtën takime të vlefshme po ashtu, që qëllim të përbashkët kanë afrimin e Kosovës edhe më shumë me Bashkimin Evropian.
“Ishte kënaqësi të kthehesha këtë vit në Dialogun Global të Berlinit — një seri diskutimesh frymëzuese, takimesh të vlefshme dhe partneritetesh të reja, të gjitha të nxitura nga një qëllim i përbashkët: afrimi i Kosovës edhe më shumë me Bashkimin Evropian.
Dialogu Global i Berlinit shërben si një platformë që bashkon udhëheqësit politikë dhe të biznesit për të diskutuar rëndësinë e hartimit të politikave që u shërben vërtet njerëzve, forcon ekonominë dhe formëson një të ardhme më të mirë” shkroi presidentja në njoftimin e saj.

