75 Mall Live Search
21:29 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / AR

Osmani pas sanksioneve ndaj Dodikut: Vendim i nevojshëm, ai ka kërcënuar paqen dhe sigurinë në Bosnje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vendosjes se sanksioneve të reja amerikane ndaj Milorad Dodikut.

Përmes një postimi në Twitter, ajo thotë se Dodik ka kërcënuar në mënyrë aktive paqen, sigurinë dhe integritetin e Bosnjë Hercegovinës, raporton Indeksonline.

Një vendim vendimtar dhe shumë i nevojshëm i marrë nga administrata amerikane.

Përveç aktiviteteve korruptive, Dodik ka kërcënuar në mënyrë aktive paqen, sigurinë dhe integritetin e Bosnjë Hercegovinës.

Përgëzoj për këtë vendim dhe u bëj thirrje partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të ndërmarrin veprime të ngjashme”, shkroi Osmani./Indeksonline/