75 Mall Live Search
16:55 / E Premte, 18 Mars 2022 / OSH

Osmani pas takimit me delegacionin e SHBA-së: Marrëdhëniet tona janë ekzistenciale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim delegacionin nga Shtëpia e Bardhë, të udhëhequr nga Elizabeth Sherëood-Randall, këshilltare e Presidentit Biden, shkruan IndeksOnline.

Osmani tha se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë ekzistenciale.

“Jam krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të vendosur për t`i forcuar mëtej marrëdhëniet tona politike, ushtarake dhe ekonomike, prandaj sot pata nderin ta mirëpres në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë, të udhëhequr nga znj. Elizabeth Sherëood-Randall, këshilltare e Presidentit Biden”, tha ajo./IndeksOnline/