Osmani pas takimit me Lajçak: Në proces të dialogut të mos negociohet për territorin dhe sovranitetin e Kosovës

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, pas takimit me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar tri parimet kryesore që do duhej të ndërtohet procesi i dialogut Kosovë-Serbi, shkruan IndeksOnline.
Osmani tha se në tavolinën e dialogut nuk duhet të diskutohet për territorin e Kosovës, sovranitetin dhe rendin e brendshëm kushtetues.
“ Ne patëm një takim shumë produktiv me përfaqsuesin e BE për dialogun Kosovë-Serbi. Në emër të Kuvendit të Kosovës hpreha gatishmërinë që ne si Kuvend të lujam ë një rol sa më të fuqishëm mbikëqyrës mbi Qeverinë e cila është e vetja që duhet ta përfaqëson Kosovëën në këtë proces.
Ky proces ka kuptim vetëm nëse ka përfudim me njohjen të ndërsjellë.
Si Kuvend i Kosovës kemi miratuar një sërë rezolutash që presim të respektohen nga ana e Qeverisë, që përcaktojnë qartë që nuk ka negocim për tërritor të Kosovës, për sovranitetin e vendit dhe nuk ka negocim të rendit tonë të brendshëm kushtetues, këto duhet të jenë tri parimet kryesore që duhet të ndërtohet procesi i dialogut përndryshe do të prodhonte një rezultat që do të ishte i pa implementueshëm në vend”, tha ajo./IndeksOnline/