17:29 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / Blerim

Osmani: Pasi palët të marrin Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, menjëherë do të caktohet data e zgjedhjeve

U.d. Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani pas njoftimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e saj, ka përfunduar takimet me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Në takime është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Pas përfundimit të takimeve dhe diskutimeve përmbajtësore me të gjitha subjektet politike, u.d. Presidentja Osmani ka theksuar se sapo palët ta marrin Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, menjëherë do të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, thuhet në një komunikatë të Presidencës.

Presidenca ka njoftuar se U.d. Presidentja do të mbajë takime edhe me KQZ-në, si dhe institucione të tjera relevante në mënyrë që organizimi i zgjedhjeve të bëhet sipas standardeve më të larta, transmeton IndeksOnline.