75 Mall Live Search
16:40 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Osmani: Pavarësisht qëndrimit të Serbisë, Kosova do të ecë përpara

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Pak para fillimit të këtij takimi, Presidentja Osmani ka dhënë një intervistë për media ku shprehet se pavarësisht qëndrimit të Serbisë, Kosova do të ecë përpara.

‘’Pavarësisht se çfarë qëndrimi mban Serbia, ne duhet ta kemi një gjë të qartë, Kosova ecën përpara. Serbia nuk mund ta ndal ecjen tonë përpara edhe sa i përket rrugës sonë evropiane dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare është më rendësi që ne ti kryejmë të gjitha detyrat tona’’, tha ajo.

E pyetur rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi, Osmani tha se kryesorja e kësaj marrëveshjeje është njohja reciproke mes shteteve përndryshe nuk do të ketë stabilitet.

‘’Epiqendra duhet të jetë njohja reciproke përndryshe assesi nuk mund të kemi stabilitet afatgjatë në pjesën tonë të Evropës’’, deklaroi ajo.

Më tutje ajo ka një kërkesë nga Shqipëria, ajo pret mbështetje si vëllai që i jep vëllait dhe që Shqipëria të jetë zëri i Kosovës në të gjitha mekanizmat ndërkombëtare, ku Kosova ende nuk ka zë./IndeksOnline/