75 Mall Live Search
10:52 / E Martë, 10 Mars 2026 / Z S

Osmani për iftar në Lipjan, Sopa: Është traditë e familjes, nuk ishte organizim partiak

Fadil Sopa ka reaguar në lidhje me raportimet ku presidentja Vjosa Osmani mori pjesë e përkrah ishte edhe Haxhi Avdyli, por në raportim u tha të kishin qenë dhe disa përfaqësues të LDK-së,

Për këtë ai tha se për më shumë se dhjetë vjet familja Sopa, për çdo vit, gjatë muajit të Ramaznit e fton për iftar presidenten Osmani.

Postimi i plotë:

Reagim

Ka më shumë se 10 vite që familja Sopa, çdo vit gjatë Ramazanit, e fton për Iftar Presidenten Vjosa Osmani.

Edhe mbrëmë, ajo ishte e ftuar në familjen time, e shoqëruar nga familja e saj dhe kabineti i saj.

Kjo është një traditë e familjes sonë dhe një mikpritje që e kemi ruajtur ndër vite. Përgjatë iftarit kanë ardhur shumë njerëz për ta përshendetur Presidenten dhe për fotografi. Por kjo assesi nuk është organizm partiak.