Osmani për organizimin e Lojërave Mesdhetare: Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar!

Edhe Pesidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Kosova ka fituar të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare.
Ajo ka thënë se ky është një triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar.
Lojërat Mesedhetare do të mbahen gjatë vitit 2030, ku prietet të marrin pjesë rreth 5 mijë sportistë.
“Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar!
Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë.
Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe.
Pa dyshim se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit!”, ka shkruar Osmani./Indeksonline/