Osmani për sulmin në Oslo: Ky është sulm i tmerrshëm ndaj lirisë, pavarësisë dhe të drejtave të njeriut
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj sulmit të sotëm në Oslo, ku mbetën të vrarë dy persona dhe 14 të plagosur, duke thënë se ky është një sulm ndaj lirisë, pavarësisë e të drejtave të njeriut.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat, të dashurit e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur nga të shtënat vdekjeprurëse në Oslo. Ky është një sulm i tmerrshëm ndaj lirisë, pavarësisë dhe të drejtave të njeriut. Ne qëndrojmë me popullin e Norvegjisë”, ka shkruar Osmani në twitter.
Kujtojmë se një person i armatosur hapi zjarr rreth orës 1 të mëngjesit në një klub nate homoseksualësh në qendër të Oslos. Ky sulm është duke u cilësuar si një akt terrorist.