75 Mall Live Search
18:39 / E Shtunë, 02 Gusht 2025 / MSH

Osmani, për “Sunny Hill”: Faleminderit, Dua, që ëndrrën tënde e bëre edhe tonën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka çmuar lart organizimin e festivalit “Sunny Hill”.

Përmes një postimi në Facebook dhe duke ndarë çaste nga koncerti, Osmani falënderoi Dua Lipën, shkruan IndeksOnline.

“Sunny Hill Festival është rrëfim i një ëndrre të kthyer në realitet. Një ëndërr që nisi me dashurinë për vendin dhe u kthye në një nga ngjarjet më frymëzuese që e vendos Kosovën në qendër të hartës kulturore globale.

Përmes muzikës, pasionit dhe energjisë së rinisë – Kosova po shkëlqen. Po tregon se edhe nga një vend i vogël, mund të lindin gjëra të mëdha.

Faleminderit, Dua, që ëndrrën tënde e bëre edhe tonën. Faleminderit ekipit të Sunny Hill që e bëni këtë ëndërr realitet çdo vit, duke e sjellë botën në zemër të Kosovës!” shkroi Osmani.