75 Mall Live Search
09:53 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / AR

Osmani për Vuçiq: Mendësia e tij duhet hedhur poshtë nga të gjithë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e BE-së që po mbahet në Tiranë.

Ajo foli për harmonizimin e Kosovës me BE-në dhe dënimin e Rusisë pas agresionit në Ukrainë si dhe mosdënimin e Rusisë nga Serbia.

Osmani shprehet se “për fat të keq Vuçiq është vazhdimësi e një mendësie që ka ekzistuar në vitet 90 në Serbi dhe është saktësisht kjo mendësi që çoi në luftën në Kosovë. Një mendësi që duhet hedhur poshtë nga të gjithë”./Indeksonline/