Osmani përgëzon deputetët, për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar deputetët për miratimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat pritet të sjellin rreth 1.1 miliardë euro investime dhe grante për vendin.
Sipas presidentes, këto marrëveshje do të hapin më shumë mundësi për të rinjtë, do të rrisin mbështetjen për familjet dhe do të krijojnë më shumë hapësirë për investime në biznese.
Po ashtu, ajo theksoi se përfitime do të ketë edhe në sektorë kyç si shëndetësia, arsimi dhe sundimi i ligjit.
“Përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat hapin rrugë për rreth 1.1 miliardë euro investime dhe grante për vendin tonë.
Këto marrëveshje sjellin më shumë mundësi për të rinjtë, më shumë mbështetje për familjet, më shumë investime për bizneset, si dhe më shumë cilësi në shëndetësi, arsim, sundim të ligjit e më shumë zhvillim. Janë investime që do të ndihen drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve tanë.
Kur veprojmë bashkë, Kosova gjithmonë fiton. Dhe sot, Kosova fitoi” shkroi Osmani.

