Osmani përkrah Mbretit Charles, nderon Mbretëreshën Elizabeth II

Presidentja e Republikës është Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Mbretëri të Bashkuar, për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.
Ajo ka ndarë disa fotografi nga momenti i takimit me tashmë Mbretin Charles, nga recepsioni i Pallatit Buckingham.
“Përkrah Familjes Mbretërore dhe liderëve botërorë, morem pjesë në recepsionin e Madhërisë së Tij Mbretit Charles, në Pallatin Buckingham, për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës Elizabeth II. Mbretëresha do të kujtohet si simbol i fuqisë dhe qendrueshmërisë, si dhe për përkushtimin e e palëkundur ndaj popullit të saj” shkroi Osmani në Twitter.
Presidentja po shoqërohet nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, gjatë kësaj vizite në Mbretëri të Bashkuar.
Osmani është në mesin e shumë liderëve botërorë që janë mbledhur për ceremoninë mortore të Mbretëreshës, përfshirë dhe presdientët Joe Biden e Emmanuel Macron./Indeksonline/