10:28 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / L K

Osmani përkujton 24-vjetorin e Masakrës së Belegut të Deçanit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Belegut të Deçanit, kur forca policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë vranë dhe masakruan 46 shqiptarë.

“Kjo masakër është një kujtim i dhimbshëm për jo vetëm për Belegun, por për gjithë Kosovën. Ajo tregon egërsinë e regjimit serb kundër popullit të Kosovës. Kujtimi i kësaj masakre është jo vetëm në funksion të mbajtjes gjallë të së vërtetës, por edhe motiv për të mos ndaluar së kërkuari drejtësi”, ka theksuar Presidentja Osmani.