75 Mall Live Search
11:37 / E Premte, 06 Mars 2026 / P M

Osmani: Prekazi na përkujton se liria është amanet që duhet të ruhet në çdo moment

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në ditën e dytë të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, duke thënë se në Prekazi simbolizon sakrificën për lirinë dhe përkujtim se liria është amanet që duhet të ruhet në çdo moment.

“Në këtë epope të UÇK-së sërish kthehemi në Prekaz, vendin që simbolizon sakrificën për lirinë ton, rrugëtimin më të pastër me plot sakrifica në mënyrë që sot ne ta kemi shtetit dhe në vendin që mbetet udhërrëfyes për rrugën përpara”, tha ajo.