15:40 / E Martë, 19 Tetor 2021 / LB

Osmani pret Auditoren e Përgjithshme: Paraja publike të menaxhohet si duhet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Auditoren e Përgjithshme të Kosovës, Vlora Spanca, për t’i uruar detyrën e re.

Presidentja ka theksuar rolin e rëndësishëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe ka inkurajuar Auditoren e Përgjithshme që të punojë në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies publike.

Osmani po ashtu ka theksuar nevojën e përmbushjes së mandatit kushtetues e ligjor të ZKA-së, duke siguruar që paraja publike të menaxhohet si duhet.

Në anën tjetër, Auditorja e Përgjithshme ka njoftuar Osmanin lidhur me punën, aktivitetet dhe sfidat e ZKA-së. Spanca po ashtu ka ofruar edhe informata lidhur me bashkëpunimin e ZKA-së me institucione e organizata ndërkombëtare të auditimit, si dhe ka theksuar rëndësinë e respektimit të legjislacionit vendor dhe praktikave ndërkombëtare në procesin e auditimit.