75 Mall Live Search
07:45 / E Premte, 31 Tetor 2025 / G T

Osmani pret në një takim liderët politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë në një takim sot krerët e partive politike parlamentare.

Ky takim vjen pasi qeveria e propozuar nga Albin Kurti nuk mori votat e nevojshme për kabinetin e ri qeveritar.

Takimi do të mbahet në ora 12:00.

PDK-ja dhe LDK-ja kanë deklaruar se nuk do të kërkojnë mandatin për formimin e qeverisë dhe se duhet hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme./IndeksOnline/