75 Mall Live Search
15:25 / E Premte, 13 Shtator 2024 / S Z

Osmani pret në takim ambasadorin francez, diskutojnë zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Franceze në Kosovë, Olivier Guérot.

Në njoftimin e presidencës  thuhet se në takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, bashkëpunimin biletaral mes Kosovës dhe Francës si dhe prezencën e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend, për bashkëpunimin bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët në mes të Kosovës dhe Francës, si dhe prezencën e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e presidencës./Indeksonline/