Osmani pret në një takim kryeparlamentaren sllovene
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/07/448814802_556014490095104_906594947781664575_n-850x638-1.jpg)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič, raporton Ekonomia Online.
Takimi është duke u zhvilluar në presidencë dhe mediat janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Kryetarja Klakočar Zupančič, është takiar sot gjatë ditës edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, e cila pas takimit në një konferencë për media ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë përpara, dhe se Kosova dhe Serbia duhet ta njohin njëra-tjetrën.
Kryetarja Klakočar Zupančič gjatë ditës do të zhvillojë takim edhe me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.