75 Mall Live Search
18:14 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Osmani: Prishtina na ka nënvlerësuar

Trepça ’89 është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës pasi ka mposhtur Prishtinën pas ekzekutimit të penalltive.

Trajneri i skuadrës nga Mitrovica, Sabit Osmani  ka thënë se kundërshtarët e kanë nënvlerësuar fuqinë e skuadrës së tij.

Nuk është befasi kur Trepça ’89 fiton ndaj Prishtinës, por si duket na kanë nënçmuar për shkak të situatës në të cilën jemi në tabelë”, ka thënë Osmani për Super Sport Kosova.

Kemi aplikuar taktikë për të arritur sukses, pra me kundërsulme, ashtu siç na mposhti Prishtina në Mitrovicë. Sidoqoftë, djemtë treguan në paraqitje fenomenale dhe jam i kënaqur me atë që treguan sot, duke përfshirë edhe përforcimet që i kemi bërë”, ka shtuar Osmani.

Trepça ’89 në gjysmëfinale i bashkohet Feronikelit, Ballkanit dhe Vëllaznimit. /IndeksOnline/