75 Mall Live Search
12:12 / E Diele, 04 Maj 2025 / Gj. Sh

Osmani pritet me nderimet më të larta në Brunei: Vizita e parë ndonjëherë nga kreu i shtetit të Kosovës në këtë shtet të Azisë Juglindore

Presidentja Vjosa Osmani është pritur me “nderimet më të larta shtetërore” në aeroportin Brunei Darussalam.

Ajo tha se u ftua të shkonte atje nga Sulltani.

“Pritja me nderimet më të larta shtetërore ushtarake në aeroportin e Brunei Darussalam, e ftuar nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore. Kjo është vizita e parë ndonjëherë e kreut të shtetit të Kosovës në këtë shtet mik të Azisë Juglindore. Faleminderit për mikpritjen! Terima Kasih! “, shkroi Osmani në Facebook, duke ndarë pamje nga pritja.