75 Mall Live Search
11:31 / E Enjte, 06 Mars 2025 / MSH

Osmani pritet në kullën e Jasharajve: Në kohët më të errëta, ata ndezën dritën e shpresës

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Rifat Jasharin, në kullën e Jasharajve.

Pas homazheve në kompleksin memorial në Prekaz, Osmani u mirëprit në kullën e qendresës historike, shkruan IndeksOnline.

Osmani u shpreh se nga plumbi i parë e deri te qëndresa heroike e marsit 1998, komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari nuk u thyen, nuk u zmbrapsën, por përqafuan pavdekësinë.

“Ata edhe sot mbeten dritë udhërrëfyese për rrugën tonë përpara”, deklaroi Osmani.

Ky është postimi i plotë i saj:

Sot si çdoherë, në homazhe në kompleksin memorial në Prekaz dhe në vizitë në kullën e Jasharajve te Baca Rifat!

Nga plumbi i parë e deri te qëndresa heroike e marsit 1998, komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari nuk u thyen, nuk u zmbrapsën, por përqafuan pavdekësinë. Ata edhe sot mbeten dritë udhërrëfyese për rrugën tonë përpara.

Në kohët më të errëta, ata ndezën dritën e shpresës. Në sfidat më të mëdha, ata gjetën forcën për të ecur përpara. Në momentet kur liria dhe e ardhmja e Kosovës u vunë në pikëpyetje, ata u bënë përgjigjja, u bënë mburoja dhe zemra e këtij vendi.

Lavdi Familjes Jashari!

Lavdi të gjithë heronjve të UÇK-së!