75 Mall Live Search
21:43 / E Diele, 10 Shtator 2023 / LB

Osmani pritet në Shkup nga Pendarovski

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është mirëpritur nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në prag të takimit Brdo-Brijuni.

“E falënderoj presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski që na priti sonte në Shkup para takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brijuni”, ka shkruar në Twitter presidentja e Kosovës.

Më tej, ajo ka treguar se çfarë do të diskutojë me Pendarovskin, që sipas saj është rruga euroatlantike.

“Mezi pres të diskutojmë hapat e përbashkët për të kapërcyer sfidat e përbashkëta, përpjekjet për prosperitet në rajon dhe të ecim përpara në rrugën e tij euro-atlantike”, ka thënë Osmani.