17:44 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Osmani pritet nga Palmer: Diskutuam për raportet mes dy vendeve dhe punët që na presin përpara

Kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani përmes një postimi në facebook ka treguar se sot është pritur nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Mattheë Palmer, ku sipas saj diskutuan për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

Ja postimi i plotë:

Sot në Departamentin e Shtetit u prita nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Mattheë Palmer, i cili është poashtu Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor. Diskutuam për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe punët e rëndësishme që na presin përpara. ?? ??