75 Mall Live Search
14:56 / E Martë, 01 Korrik 2025 / Z S

Osmani priti në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë në Kosovë, e felënderon për mbështetjen drejt integrimit euroatlantik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadoren jorezidente të Republikës së Estonisë në Kosovë, znj. Janne Jõesaar-Ruusalu.

Gjatë takimit, Osmani e falënderoi ambasadoren Jõesaar-Ruusalu për angazhimin e saj të çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Estonisë.

”Ajo u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin në fushat e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike, ndërkaq ripërsëriti iniciativën e saj për thellim të raporteve me Estoninë në fushën e mbrojtjes.Presidentja Osmani po ashtu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik” thuhet në njoftim.


Në fund, Osmani i uroi ambasadores Jõesaar-Ruusalu suksese të mëtejshme në angazhimet e saj të ardhshme diplomatike.