75 Mall Live Search
20:17 / E Enjte, 24 Korrik 2025 / Z S

Osmani priti në takim lamtumirës Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim lamtumirës Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNKT), znj. Arnhild Spence, me rastin e përfundimit të mandatit të saj.

Në këtë takim, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për kontributin e çmuar të UNKT dhe agjencive të tjera, në fusha si barazia gjinore, drejtësia tranzicionale, të drejtat e njeriut, Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, etj.

Në takim u trajtua edhe çështja e funksionalizimit të Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale dhe hapat që do të ndërmerren më tej.

U diskutua edhe rëndësia e pjesëmarrjes së grave në zgjedhjet lokale dhe angazhimin e tyre në jetën publike dhe politike.

Në përmbyllje, Presidentja Osmani falënderoi znj. Spence për bashkëpunimin e suksesshëm gjatë mandatit dhe i uroi suksese në angazhimet e mëtejme./Indeksonline/