75 Mall Live Search
19:07 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / Z S

Osmani priti në takim nxënësit që korrën fitore në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM 2024

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim një grup nxënësish të International Maarif Schools of Kosova.

Ata ishin të shoqëruar nga zëvendësdrejtoresha Azemine Kukaj, drejtori i shkollës Omer Akpinar dhe zëvendësambasadorja e Turqisë.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, Zyra Ovale dhe teksti

Gjatë takimit, përmes një njoftimi nga ana e Presidencës, bëhet e ditur se Osmani përgëzoi nxënësit për suksesin e jashtëzakonshëm në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM 2024, ku ekipi prej 14 nxënësish fitoi gjithsej 19 medalje, përfshirë 3 vende të para në kategorinë prestigjioze “Best of the Best” për shkencë.