21:59 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Osmani: Programi i PDK-së do ta kthej besimin në shtet

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fahri Osmani është takuar me struktura dhe aktivistë të kësaj partie në Kërpimeh dhe disa fshatra.

Osmani ka thënë se programi konkret i PDK-së për një Kosovë me prespektivë dhe mundësi të barabarta për të gjithë do ta kthej besimin në shtet, transmeton Indeksonline.

“Takim me struktura dhe aktivistë të PDK-së në Kërpimeh dhe disa fshatra

Mobilizimi për zgjedhjet e 6 tetorit po vazhdon gjithandej!
Besimi, vullneti dhe angazhimi që PDK të del fituese e zgjedhjeve po rritet çdo ditë.
Programi konkret i PDK-së për një Kosovë me perspektivë dhe mundësi të barabarta për të gjithë do ta kthej besimin në shtet.
PDK me Kadri Veselin Kryeministër dhe Dekadën e Re janë sinonim i kthimit të besimit në vendin tone”, thuhet në postimin e tij në facebook./Indeksonline/