14:37 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / A. M.

Osmani propozon një emër për shef të AKI-së

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka propozuar një emër për shef të AKI-së.

Osmani pret që kryeministri në detyrë Avdullah Hoti të pajtohet me propozimin, ndërsa emri nuk është bërë publik pasi procesi është konfidencial.

“U.d. e presidentes Osmani e ka propozuar një emër për shef të AKI-së. Meqë ky proces duhet të mbetet tërësisht konfidencial nuk mund ta bëjmë publik emrin tash për tash. Presim nga kryeministri që edhe ai të pajtohet me propozimin tonë”, ka deklaruar këshilltari i shtypi i Osmanit, Bekim Kupina.