Osmani publikon pamje nga pritja e veçantë për Dua Lipën në presidencë, një kor vajzash interpretuan këngën e saj kur po hynte

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një video të veçantë nga takimi i mbajtur të enjten në ambientet e presidencës me yllin botëror të muzikës, Dua Lipa.
Në një ceremoni zyrtare dhe atmosferë emocionuese, presidentja Osmani e priti artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, ku i dorëzoi shtetësinë e Republikës së Kosovës – si një shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në promovimin e vendit në skenën globale të muzikës dhe kulturës.
Pamjet e publikuara tregojnë momente prekëse nga ceremonia, përfshirë edhe interpretimin e korit të vajzave me këngën hit “Levitating”, që e mirëpriti Dua Lipën në hyrje të ndërtesës së presidencës. Emocionet ishin të dukshme në fytyrën e saj, teksa më herët kishte deklaruar se kjo ishte një nga përjetimet më të veçanta në jetën e saj.