75 Mall Live Search
09:02 / E Premte, 06 Mars 2026 / Z S

Osmani: Pyetja e vetme sot është se cila do të jetë data e zgjedhjeve

E para e vendit, Vjosa Osmani po mban konferencë për media pas dështimit të zgjedhjes së presidentit.

E Osmani thotë se pytja e vetme sot është se cila do të jetë data e zgjedhjeve.

”Në mesnatë është përmbyllur përfundimisht, çdo mundësi kushtetuse për zgjedhjen e presidentit, kjo nuk është çështje intepretimi është çështje e afatave kushtetuse, dhe këto afate tashmë kanë kaluar. Pytja e vetme sot është se cila do të jetë data e zgjedhjeve” ka thënë Osmani.

Më tutje ajo është shprehur se qytetarët nuk kanë nevojë për vonesa të reja, kanë nevojë që të dëgjohet zëri i tyre./Indeksonline/