Osmani “qan” pas arrestimit të kryeshefit të KEK’ut: Rrymë kemi po Nagip nuk kemi

Ditën e djeshme është arrestuar kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi. Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrim i ndikimit” dhe “Konflikt i interesit”.
Pas arrestimit të tij ka pasur reagime të shumta edhe nga fytyrat publike e në mesin e tyre edhe aktori i njohur, Osman Azemi.
Në një video të publikuar në Instagram ai ka ironizuar ku shihet duke “qarë”.
“Për momentin rrymë kemi por Nagip nuk kemi. Pse o Nagip, pse o Nagip, a din kur te merr vesh më i miri”, thotë aktori./Indeksonline/