Osmani: Qendra e Mjekësisë Familjare e re gati për qytetarët

Kandidati i LDK-së për të parin e Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka bërë të ditur se Qendra e Mjekësisë Familjare e re është gati për qytetarët.
Sipas Osmanit, komuna me një investim prej 550,000 euro dhe një hapësirë prej 1,120 m² ka përfunduar edhe një tjetër projekt të rëndësishëm në sektorin e shëndetësisë.
Kandidati i LDK-së shprehet se nga java e ardhshme, banorët e zonës së rrugës “Tahir Zemaj” do të marrin kujdesin shëndetësor pranë shtëpive të tyre./Indeksonline/