Osmani: Qëndrojmë përkrah të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu mbështetje të fortë për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.
“Në Kosovë, guximi i tyre trason rrugën për drejtësinë dhe për një botë ku dhuna seksuale nuk përdoret më si armë lufte. Zërat e tyre tejkalojnë kufijtë tanë dhe e kthejnë dhimbjen në forcë dhe frymëzim për ndryshim global,” tha Osmani.
Ajo shtoi se Kosova ecën përkrah të mbijetuarve me krenari dhe përkushtim, duke e theksuar angazhimin për të garantuar drejtësi për viktimat dhe për të luftuar dhunën seksuale në të gjitha format e saj.