75 Mall Live Search
07:38 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2024 / MSH

Osmani qëndron sot në Bruksel, e presin takime me liderë të BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të qëndrojë në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, Bruksel, ku do të ketë takime të rëndësishme me lidershipin e BE-së.

Osmani do të takohet me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. 

Presidentja e Kosovës do të takohet gjithashtu edhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Sipas agjendës së publikuar, presidentja Osmani do të takohet pasdite me Metsolën.

Fillimisht do të bëhet arritja, më pas do të bëhet fotografia e përbashkët dhe në orën 14:00 do të zhvillohet takimi mes tyre.