09:17 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / L K

Presidentja Osmani reagon pas aksidentit tragjik në Greqi, “Shprehim ngushëllimet tona të thella”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas aksidentit tragjik mes dy trenave në Greqi, ku la të vdekur 32 persona.

Osmani shprehi ngushëllime popullit të Greqisë, ndërsa urojë shërim të shpejtë të plagosurve.

“Zemrat tona janë me popullin e Greqisë pas aksidentit shkatërrues të trenit dhe humbjes tragjike të jetëve.

Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, ka shkruar Osmani në Twitter, përcjell IndeksOnline.