23:15 / E Martë, 27 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Osmani reagon pas fitores kundër Qipros: Ju lumtë djema, fitore e shumëpritur

Pas fitorës që shënoj Kosova në mbrëmjen e sotme ndaj Qipros ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.

Osmani tha se kjo ishte një fitore e shumëpritur, ndërsa iu uroi fat futbollistëve të Kosovës në ndeshjet e radhës.

“Një fitore e shumëpritur. Krenar me djelmoshat e Kosovës, të cilët sonte dëshmuan shpirtin luftarak në fushë duke demonstruar një lojë fantastike dhe duke shënuar një fitore të çmuar në Ligën e Kombeve.

Ju lumtë djema dhe suksese në ndeshjet e radhës!”, shkruajti presidentja Osmani./IndeksOnline/