75 Mall Live Search
18:08 / E Martë, 22 Korrik 2025 / Burim

Osmani reagon pas kritikave për kërkesën për masë të parakohshme për 30 ditëshin

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas kritikave lidhur me kërkesën për masë të parakohshme lidhur me afatin e caktuar për konstituimin e Kuvendit, që e ka përfshirë në kërkesën që dorëzoi sot në Kushtetuese lidhur me ngërçin e krijuar.

Osmani ka thënë se kërkesa e dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese ka për qëllim mbrojtjen e rendit kushtetues të vendit nga pasojat e pariparueshme.

Ajo u ka bërë thirrje partive që të konstituojnë Kuvendin.

“Kjo kërkesë para Gjykatës nuk është një zgjedhje politike, por një obligim kushtetues dhe moral ndaj popullit të Republikës së Kosovës, i cili ka votuar për të pasur institucione funksionale. Interesi i vendit dhe Kushtetuta duhet të qëndrojnë mbi çdo llogari politike”, ka shkruar Osmani.