75 Mall Live Search
20:34 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / AR

Osmani reagon pas sulmit: I qëndrojnë pranë popullit të Turqisë në këtë kohë të vështirë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime popullit turk, për viktimat si pasojë e shpërthimit të sotëm në Stamboll.

Presidentja shkruan se, i qëndrojnë pranë popullit të Turqisë në këtë kohë të vështirë.

”E pikëlluar thellësisht nga lajmi i shpërthimit të tmerrshëm në zemër të Stambollit sot.

Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e viktimave dhe të gjithë të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë”.