Osmani refuzon kërkesën e Thaçit

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani i është përgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me kërkesën e sotme për seancë.
Osmani ka refuzuar kërkesën e presidentit për seancë të jashtëzakonshme duke thënë se kërkesa e tij është dashur të adresohet ditë më parë në Kuvend.
Osmani tutje ka thënë se deputetët janë të angazhuar në aktivitetet për organizimin për nder të Epopes së UÇK-së.
Andaj, kryeparlamentarja ka thënë se kërkesa e tij do të shqyrtohet pas datës 9 mars./IndeksOnline/
