10:39 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / A. M.

Osmani rikthen vulën e ish-presidentit, Rugova – Thaçi e kishte larguar nga Presidenca!

Ushtruesja e detyrës e presidentes, Vjosa Osmani, ka rikthyer në Presidencë stemën e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Kjo është bërë e ditur në dokumentet e nënshkruara nga Osmani, shkruan Indeksonline

Konfirmimi i këtij veprimi u tregua në shpërndarjen e dekorimit( zbukurimit), postmortem, me Medaljen Presidenciale të Meritave, për punonjësit shëndetësorë, në Kosovë.

Ndryshe, largimi i vulës dardane ishte bërë nga ish-presidenti, Hashim Thaçi, me të marrë postin e numrit një të shtetit.

Indeksonline kishte raportuar rreth vulave që Thaçi i kishte hequr nga dekoratat dhe komunikimet me ndërkombëtarët. /Indeksonline/